Veprimtari ungjillore Ne mësojmë nga historia e kishës se një grup i vogël njerërzish ka shërbyer gjithmonë si një mjet për të arritur te njerëz të rinj. Ti mund t’ua prezantosh Jezusin miqve dhe të afërmve të tu duke krijuar një grup të Lajmit të Mirë. Disa njerëz e kanë më të lehtë që fillimisht të vijnë në një mbledhje në shtëpi sesa në një kishë.
Veprimtari të zakonshme Një grup i Lajmit të Mirë është shumë i lehtë për t'u udhëhequr dhe duhet të drejtohet nga një person i zakonshëm, jo nga një pastor. Kjo është arsyeja pse mund të kemi shumë grupe të tilla në një bashkësi.
Të mësuarit përmes zbulimit Për shkak se pjesëmarrësit u përgjigjen pyetjeve, ata gjithmonë zbulojnë shumë gjëra rreth tekstit. Njerëzit mësojnë më efektivisht duke zbuluar diçka vetë sesa duke dëgjuar atë që të tjerët tashmë e kanë zbuluar. Këto studime biblike të ndihmojnë edhe në leximin tënd personal të Biblës.
Një vend për të takuar Jezusin Jezusi është Fjala që u bë mish, që do të thotë se ne mund ta takojmë gjithmonë atë kur hapim Biblën. Qëllimi i një grupi të Lajmit të Mirë nuk është kryesisht të mësojë fakte rreth Krishtërimit, por t'i lejojë njerëzit të takojnë Shpëtimtarin e gjallë. Vetë Jezusi u flet pjesëmarrësve gjatë një studimi biblik, i ngushëllon dhe i ndihmon ata. Shih Mateu 18:20.
Një shoqëri e krishterë ku edhe jo të krishterët janë gjithashtu të mirëpritur Kur diskutojmë së bashku një fragment nga Bibla, diçka ndodh edhe te ne dhe mes nesh. Zemrat hapen; problemet ndahen me njëri-tjetrin. Dhe kur shoqëria e grupit bëhet kuptimplotë, njerëzit sjellin miqtë e tyre dhe grupi fillon të rritet.
Cili është ndryshimi midis një studimi tradicional të Biblës dhe një grupi të Lajmit të Mirë?
Shprehja “studim biblik” i referohet llojeve të ndryshme të takimeve. Në disa raste pastori shpjegon Biblën. Zakonisht pjesëmarrësit supozohet të kenë disa njohuri të mëparshme rreth krishterimit. Kjo nuk ndodh kështu në grupin "Lajmi i Mirë"
• pyetjet për këto studime janë shkruar në atë mënyrë që edhe të sapoardhurit mund të kuptojnë 80% të tyre. Kjo është arsyeja pse çdokush mund të marrë pjesë në diskutim vetëm duke parë fragmentin. Pjesëmarrësit, gjithashtu drejtohen që të zbatojnë tekstin në jetën e tyre me ndihmën e pyetjeve. Edhe një gjë tjetër: në grupet "Lajmi i Mirë" ne nuk kërkojmë "përgjigjet e duhura", por mbi të gjitha ne duam t'i inkurajojmë pjesëmarrësit të thonë atë që ata mendojnë në të vërtetë për tekstin.
Çfarë bën ti kur askush nuk flet?
Ky problem është i zakonshëm gjatë dy ose tre pyetjeve të para në një grup të ri. Mos u tremb! Njerëzit do të fillojnë të përgjigjen nëse shohin që ti nuk do flasësh në emër të tyre. Zakonisht është vetëm drejtuesi ai/ajo që mendon se heshtja është shumë e gjatë. Të tjerë po mendojnë për tekstin biblik! Nëse me të vërtetë askush nuk përgjigjet, bëje të njëjtën pyetje edhe një herë tjetër.
• Bëje pyetjen në një mënyrë pak më ndryshe.
• Nëse nuk merr asnjë përgjigje vazhdo te pyetja tjetër.
Çfarë do bësh ti nëse nuk e di përgjigjen e një pyetjeje që po të bën një nga pjesëmarrësit?
• Inkurajo pjesëmarrësit e tjerë të përgjigjen. Dikush tjetër mund të dijë atë çfarë nuk di ti.
• Premtoji se do ta zbulosh e do ia thuash herën tjetër – dhe mbaje premtimin tënd.
• Ti thjesht mund ta pranosh se nuk e di
• dhe vazhdo me studimin.
Çfarë bën ti kur dikush jep një përgjigje të gabuar?
Asnjëherë nuk duhet t'i thuash drejtpërdrejtë një pjesëmarrësi se ai/ajo e ka gabim, sepse ai/ajo mund ta marrë si ofendim.
• Edhe në këtë rast, pyeti të tjerët. Zakonisht dikush jep përgjigjen e duhur.
• Pyete personin: “Cili fragment në tekst të bëri të mendosh kështu?” duke uruar që ai/ajo do e kuptojë që teksti nuk thotë gjërat që ai/ajo mendonte se thoshte.
Çfarë do bësh ti nëse pjesëmarrësit largohen nga teksti?
Ka njerëz që gjithmonë priren ta bëjnë këtë gjë.
• Për ta shmangur këtë problem, duhet që në fillim të studimit t’i përmendësh tre rregullat, njëra prej të cilave është: “Nëse ju filloni të flisni për gjëra të tjera, unë do t'ju kthej te teksti që kemi për sot.”
• Nëse dikush fillon të tregojë për përvojat e tij/saj, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me fragmentin e tekstit, ti mund të thuash: “Le ta dëgjojmë pjesën tjetër të kësaj historie pasi të kemi përfunduar pyetjet (Ose: gjatë kohës së kafesë ose çajit) ”
Çfarë do bësh ti nëse dikush priret të japë një përgjigje shumë të gjatë, pothuajse si një predikim?
• Nëse ke një person të tillë në grupin tënd, thuaj në fillim të çdo studimi: “Ju lutem jepni përgjigje të shkurtra në mënyrë që të dëgjojmë sa më shumë mendime!”
• Vazhdo me pyetjen tjetër kur ky person ndalon për të marrë frymë gjatë komentit të tij/saj.
Çfarë do bësh ti nëse i njëjti person i përgjigjet i pari çdo pyetjeje?
• Në çdo rast, ti kërko mendimin e të tjerëve, kur ky person të ketë mbaruar.
• Diskutoje privatisht me të për këtë problem.
Çfarë do bësh ti nëse lind një mosmarrëveshje për ndonjë çështje doktrinore?
Kjo nuk ndodh shpesh me tekstet e ungjillit, por nëse ndodh...
• Përmblidhi të dyja pikëpamjet.
• Prano që nuk bini dakord dhe vazhdo.
• Nëse çështja është shumë e rëndësishme, atëherë kërkoi pastorit tënd të vijë herën tjetër dhe ta shpjegojë çështjen.
Çfarë do bësh ti nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk thotë kurrë një fjalë? Mos e detyro të flasë. Mundohu të zbulosh nëse ky person vërtet dëshiron të heshtë. Ata që pëlqejnë të mos flasin, zakonisht nuk e shikojnë drejtuesin.
Çfarë do bësh ti nëse gjysma e njerëzve vijnë me shumë vonesë?
Po sikur njerëzit të mos i kuptojnë rregullat e këtij studimi biblik?
Çfarë do bësh ti nëse një fëmijë e pengon diskutimin?
Cilat janë gjërat e veçanta që duhet të tregohesh i kujdesshëm nëse një musliman vjen në studimin tënd të Biblës?